LAJMI I FUNDIT:

”Rrugët e Maqedonisë” do të blejë automjete të reja për mirëmbajtjen e rrugëve

”Rrugët e Maqedonisë” do të blejë automjete të reja për mirëmbajtjen e rrugëve

Ndërmarrja publike ”Rrugët e Maqedonisë” për gjysmë milion euro do të furnizohet me automjete për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit. Tenderi u shpall pasi vendi u përfshi nga të reshurat e borës, ndërsa një pjesë e madhe e rrugëve mbetën të papastruara dhe në to ende ka borë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Alsat-M, kjo ndërmarrje do të blejë tre makina për hedhjen e kripës, katër thika metalike për pastrimin e borës, një makinë të përdorur për gërryerjen e asfaltit dhe nëntë kamionë të rinj. Tenderi do të realizohet me afate të shkurtuara.

Ofertat për furnizim me këto pajisje do duhet të dërgohen deri më 22 shkurt. Shtatë ditët e kaluara, qytetarët ishin të revoltuar për gjendjen e rrugëve dhe për mospastrimin e borës. Ndërmarrja Rrugët e Maqedonisë për 1.5 milion euro ka nënshkruar kontrata me tre kompani private për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Njëra kompani është nga Tetova, e dyta është e regjistruar në fshatin Zajas dhe treta në Demir Kapi./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori