Njoftohet se dy këngëtaret janë duke bashkëpunuar me produksionin Pixels për vizualizimin e këngës së tyre.

“Klipi rrëfen për jetën e përditshme të dy vajzave që nuk njihen dhe jetojnë jetën e tyre me preokupimet e përditshmërisë, sfidave profesionale dhe të tjera. Njëra, përveç profesionit primar, është këngëtare dhe performon këngë në një nga pubet e qytetit, ku në një moment të caktuar, për një përformancë speciale dhe një këngë të re, kërkohet edhe një tjetër këngëtare. Aty paraqitet këngëtarja tjetër në audicion dhe kënga merr rrëfimin e përbashkët”, tregon Eliza. /bw/telegrafi/