Mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e njohur si "Rruga e Kombit", brenda vitit të ardhshëm do të jepet me koncesion, çka do të thotë se mjetet e transportit në këtë rrugë do të paguajnë taksë për mirëmbajtjen e saj.
Ministria e Punëve Publike dhe e Transportit bëri të ditur se "privatizimi i mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit do të realizohet nga Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), me synim garantimin e një shërbimi cilësor”. IFC, pjesë e Bankës Botërore, u kontraktua nga Qeveria Shqiptare në janar të këtij viti dhe aktualisht, po bën një studim të përgjithshëm me tre ekipe pune; financiar, ligjor dhe teknik. Studimi synon përmirësimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e autostradës dhe mundësinë për të aplikuar taksën e rrugës.
Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës vjen si nevojë e domosdoshme e Qeverisë për të ulur kostot e mirëmbajtjes, të cilat aktualisht sipas MPPTT, rezultojnë me një shumë prej 45.2 milionë euro ose 1.2 për qind e GDP-së vendit dhe 4.0 për qind buxhetit kombëtar. Kjo praktikë e njohur në të gjitha vendet perëndimore, ka procedura ligjore dhe transparente, përmes të cilave do të ftohen investitorët më të rëndësishëm të huaj për të marrë pjesë në tender, raporton Start.
Në këtë kuadër, MPPT do të hartojë manualin e mirëmbajtjes rrugore dhe pritet të aplikohet përdorimi i kontraktorëve të vegjël për mirëmbajtjen rutinë dhe i kontraktorëve më të mëdhenj për mirëmbajtjen periodike. Autostrada Durrës-Kukës-Morinë është projekti më i madh rrugor shqiptar. Ajo ka një gjatësi prej rreth 170 km dhe mund të përshkohet në 2.5 orë, me një shpejtësi prej 80-120 km/h.
Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade kanë nisur në nëntor të vitit 2006 dhe përfunduan në Qershor të 2009. Autostrada përbëhet nga dy segmente kryesore Durrës–Milot, që ka një gjatësi prej rreth 59 km dhe Milot-Morinë, rreth 111. Përgjatë këtyre segmenteve janë ndërtuar 27 ura, që së bashku kanë një gjatësi prej 4 km dhe Tuneli i Kalimashit, vepra më madhore e kësaj rruge, me një gjatësi prej 6 km. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025
Shpallet tenderi mbi 46.6 milionë euro për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni
Inflacioni ndikon në rritjen e kostos së ndërtimit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin
Neymari u dërgon brazilianëve të Real Madridit një ‘mesazh të tmerrshëm’ për Mbappen
Georgiev: Të pranojmë të vërtetën, Serbia e njohu Kosovën
Lamine Yamal zbulon se cila është diferenca kryesore mes Hansi Flickut dhe Xavit
Lotina Haziri publikon fotografi nga dasma e motrës së saj, ku dukej tejet elegante në krahët e Mozzikut
Disa prindërve u kërkohen verifikime shtesë për vazhdimin e shtesave për fëmijë, MF-ja pa sqarime