LAJMI I FUNDIT:

Rruga e Arbrit, mbaron projektimi

Rruga e Arbrit, mbaron projektimi

“Rruga ka edhe dy objekte jashtëzakonisht të vështira. Është një tunel rreth 3.3 kilometra i cili është në përfundim në fazën e projekt-idesë dhe pritet vetëm hartimi në detaj për inspektimet si dhe miratimi dhe këshillat teknike dhe një urë për të cilën do të përdoret një teknologji që nuk është përdorur deri sot në Shqipëri” shprehet Farruk Kaba, drejtor ekzekutiv i ”Infratransprojekt”.

Rruga e Arbërit në aspektin e projektimit mund të konsiderohet e përfunduar. Projekti i lotit më të vështirë të kësaj rruge që nis nga Ura e Vashës në Klos deri në dalje të tunelit në malësinë e Tiranës është disenjuar plotësisht dhe ka kaluar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve.

Për projektuesin e saj, rruga e Arbërit është një rrugë jo vetëm që mirëpritet nga zona verilindore e vendit, por edhe me një rëndësi të madhe në apektin rajonal. ”Rruga e Arbrit është një rrugë shumë e rëndësishme e cila do të kontribuojë në jetën e një popullsie prej rreth 1 milionë e gjysme banorë. Do lidhi me distanca shumë të shkurtra rajonet jashtë kufijve tanë pasi shkurton rreth 400 kilometra” thekson Kaba.

Rruga e Arbërit është në ndërtim e sipër në dy lote të saj. Në nisjen e punimeve të lotit të dytë kryeministri Berisha premtoi ndërtimin e të gjithë segmentit brenda dy vitesh.