LAJMI I FUNDIT:

Rrobat e ngushta nuk shkaktojnë sterilitetin

Rrobat e ngushta nuk shkaktojnë sterilitetin

Një kohë të gjatë është menduar se brekët e ngushta (të ashtuquajtura slip) shkaktojnë sterilitetin te meshkujt.

Arsyetimi: testisët në brekët e tilla i nënshtrohen një temperature mjaft të ngrohtë, ndërsa fakt i vjetër në mjekësi është se një gjë e tillë nuk është e dobishme për shëndetin e tyre.

Mirëpo, hulumtimet më të reja në SHBA dëshmojnë se frika është e paarsyeshme dhe se nuk ka mbështetje në mjekësi.

Në brekët ‘slip’ temperatura e testiseve është mesatarisht 33,8 gradë celsius, gjë që është vetëm pak më shumë se sa në brekët e ashtuquajtura të bokserëve (33,6 gradë celsius). /Telegrafi/