Please enter at least 3 characters.

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan

2024/07/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-20.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në muajin maj të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1 mijë e 169, ose 16,7 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas një njoftimi për media të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i udhëtarëve në total ishte 381 mijë e 458 ose 13.3 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Tutje në njoftim thuhet se në muajin maj 2025, numri i udhëtarëve me tren ishte 8 mijë e 491 ose 22,5 për qind më shume sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, sasia e mallrave të transportuara me tren në neto ton ishte zero.

Po ashtu sipas ASK-së, në muajin maj 2025, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 68 mijë e 478 me një rënie prej 1 për qind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/