LAJMI I FUNDIT:

Rritet niveli i sigurisë në Prishtinë

Rritet niveli i sigurisë në Prishtinë

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate për media, thotë se krahas gatishmërisë për ofrimin e ndihmës për bashkëkombësit tanë në Shqipëri, ka aktivizuar edhe ekipet e veta emergjente për monitorim të gjendjes në kryeqytet.

Sipas tyre, ekipet përkatëse të shërbimeve publike dhe ato kujdestare të Inspekcionit janë në gjendje gatishmërie në rast të ndonjë emergjence.

“Komuna ka kërkuar nga zjarrfikësit, kompanitë komunale dhe rajonale, si dhe ato të kontraktuara, të mirëmbajtjes së rrugëve, që me të gjitha kapacitetet njerëzore dhe makineritë e tyre të jenë të gatshme për ndihmë në rast nevoje”, thuhet në komunikatë.


Sipas Komunës së Prishtinës, këto masa po ndërmerren me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë dhe shpejtësisë së reagimit, në rast se ballafaqohemi me situata të emergjente.

“Kërkojmë nga qytetarët që ta ruajnë qetësinë. Komuna e ka aktiv sistemin e alarmimit publik, dhe ai do përdoret në rast nevoje”, vijon komunikata.

Në fund, Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllime të sinqerta për të afërmit e atyre që humbën jetën, si dhe për popullin e Shqipërisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori