LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës pas reduktimit të prodhimit nga Rusia

Rriten çmimet e naftës pas reduktimit të prodhimit nga Rusia

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar një rritje si rrjedhojë e sinjalizimeve të Rusisë se në gjysmën e parë të vitit 2019 do të mund të shkurtojë prodhimin e naftës së papërpunuar.

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, tha se jetësimi i shkurtimit të prodhimit, nëse do të ndodhë, do të bëhet në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Ai sqaroi se Rusia akoma nuk ka marrë një vendim përfundimtar për uljen e prodhimit, duke shtuar se bashkëpunimi midis OPEC dhe vendeve që nuk janë anëtare të kësaj organizate do të sjellë shumë përfitime për tregun e naftës.


Ndonëse mbetet e paqartë se në çfarë sasie dhe për sa kohë Rusia do të shkurtojë prodhimin e naftës së papërpunuar, OPEC-u pret që kjo të jetë mes 1.2 dhe 1.4 milion fuçi në ditë.

Aktualisht një fuçi nafte tregtohet me 50.69 dollarë. /Telegrafi/