Arlind Krasniqi nga Kaçaniku ankohet se që nga viti 2004, hajnat i kanë hyrë katër herë në shtëpi, ku i kanë vjedhur gjëra me vlerë.
Ai kritikon Policinë, e cila, sipas tij, nuk ka zbuluar asnjë autor të këtyre rasteve.
“Problemi ynë si familje është që nga viti 2004 që kanë ndodhur vazhdimisht vjedhje. Prej asaj kohe janë diku katër raste të paraqitura në Polici. Dhe deri më tani asgjë nuk është bërë. Hera e fundit është para tri ditë kur na kanë vjedhur dhe na kanë sulmu, na kanë gjuajt me revole”, tha Krasniqi për KALLXO.com.
Vlera e gjërave të vjedhura sipas Krasniqit është rreth 15 mijë euro.
“Në 2004 na kanë vjedhur një gjenerator dhe disa kabllo. Më 2010 na kanë vjedhur një traktor me krejt pajisjet. Më 2013 na kanë vjedh shtëpitë, timen dhe të vëllait. Kemi pasur mysafir nga kurbeti edhe atyre u kanë vjedhur dukat e para”, tha ai.
Arlind Krasniqi tregon se rasti i fundit kur hajnat i janë futur në shtëpi është para pak ditësh.
Në këtë rast Arlindi tregon se hajnat edhe gjuajtën me armë.
Më tutje, Arlind Krasniqi tregon se në të gjitha rastet e kanë njoftuar Policinë, nga e cila kanë marrë përgjigjen se “rastet janë duke u hetuar”.
“Në katër rastet i kemi njoftuar Policinë, është absurd mos me i thirr. Edhe janë vonu qysh vonohen zakonisht, 20-25 minuta. Po problemi është që ende asnjëri rast nuk është zbardhë”, tha ai.
I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Agim Gashi, tha se Policia është duke bërë gjithçka për zbardhjen e këtyre rasteve.
Për rastin e vjedhjes së traktorit, i raportuar nga Afrim Krasniqi më 2011, Gashi tha se është dërguar kallëzim penal në Prokurori por se kryerësi nuk është gjetur.
“Rasti vjedhje e rëndë e mbetur në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, i raportuar më 17.06.2017, është duke u hetuar dhe lidhur me këtë rast është intervistuar një person i dyshuar dhe janë duke vazhduar hetimet”, tha zëdhënësi i Policisë.
Ndërsa, për dy raste të tjera, të raportuara nga Arlind Krasniqi, më 2009 dhe 2011, është ngritur kallëzim penal ndaj të dyshuarit G.V. për rastin e parë dhe ndaj të dyshuarit B.B. për rastin e dytë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët