Ky vrasës profesionist, i cili tani është i sëmurë rëndë, tha se për 41-vjet shërbim në inteligjencën amerikane ka vrarë në total 36 njerëz, ndërsa i ka likuiduar të gjithë ata për të cilët CIA besonte se përbëjnë një kërcënim për sigurinë e shtetit amerikan, transmeton Telegrafi.

Hodges ishte një snajperist dhe një ekspert në artet marciale, ndërsa pohoi se e ka përsosur shumëllojshmërinë e formave të pazakonta të likuidimit, duke përfshirë edhe helmimin dhe eksplozivët.


“Marilyn Monroe ishte në listën time dhe është unike, për shkak se ajo është e vetmja femër që e kam vrarë. Kur u bë kërcënim për sigurinë e Shteteve të Bashkuara, është dashur të likuidohet. Ne kemi pasur dëshmi se ajo, përveç John Kennedyt, ka fjetur edhe me Fidel Castros. Komandanti im, Jimmy Hayworth, më urdhëroi që ta vras, por ajo është dashur të duket si vetëvrasje apo helmim”, tha Nomand.

“Kurrë më parë nuk kam vrarë femër, por kam pranuar urdhra. Unë e bëra atë për Amerikën. Ajo ka mundur të përcjellë informacione të fshehta për tek komunistët, dhe ne nuk mund të përballojmë. Ajo duhet të vdiste dhe unë vetëm e bëra detyrën time”.

Kujtojmë se Marilyn Monroe vdiq në natën e 5 gusht të vitit 1962, ndërsa Hodges betohet se personalisht hyri në dhomën e saj, ndërsa ajo ishte duke fjetur dhe i injektoi një dozë të madhe të klor-hidratit, një qetësues i fortë i përzier me Nembutal-barbiturate.

Përndryshe, Normand Hodges tani është i sëmurë rëndë dhe gjendet në spital, ku po ruhet nga agjentët e FBI-së. /Telegrafi/