LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në mes një çifti në Gjilan, burri e kap për flokë e godet me grushte, ajo e gjuan me djep  

Rrahje në mes një çifti në Gjilan, burri e kap për flokë e godet me grushte, ajo e gjuan me djep  

Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin B.A., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Në njoftimin për media thuhet se më 19 dhjetor 2018, rreth mesnatës, në komunën e Gjilanit, i dyshuari B.A., për shkak të një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij A.A, janë përleshur, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri tjetrit, në atë mënyrë që derisa bashkëshortja e tij ishte duke fjetur, i dyshuari ia kontrollon telefonin dhe në momentin kur e njëjta e vëren fillon fjalosja mes tyre, me ç’rast i dyshuari e gjuan të njëjtën me telefon, e kap për flokë dhe e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

E dyshuara A.A, në shenjë revolte, dyshohet që me një dru e ka goditur në krah bashkëshortin e saj, pastaj e ka gjuajtur me djep të fëmijëve duke e lënduar në dorë.


Në njoftimin për media thuhet se të dyshuarit, si pasojë e goditjeve, kanë pësuar lëndime të dukshme trupore, të cilat edhe janë evidentuar në raportet mjekësore.

Ndaj të dyshuarve është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa për të dyshuarin B.A., është ushtruar edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, me qëllim që të parandalohet përsëritja e veprave penale dhe të sigurohet zbatim i suksesshëm i procedurës penale. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori