Rrahje në mes dy femrave në Berivojcë të Kamenicës, një e lënduar

Një femër ka pësuar lëndime trupore (frakturë të këmbës), pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një femër tjetër.
Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në fshatin Berivojcë të Kamenicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































