Në lagjen Dardania në Prishtinë, të enjten në mbrëmje ka ndodhur një përleshje mes katër personave.

Dy të dyshuar burra, kanë sulmuar një burrë dhe një grua të cilëve ju kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore, njofton policia, transmeton Klan Kosova.


Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, kurse të dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.