Zënka për një kompjuter ka çuar që dy anëtarët e komisionit rajonal të shkëmbejnë grushte midis tyre.

Incidenti ka ndodhur në zyrën rajonale në Tetovë në ambientet e “Radio Tetovës”, kur një anëtarë i komisionit rajonal ka goditur instruktorin shtetëror të regjistrimit.


Policia theksoi se po punon për zbardhjen e rastit ku janë të përfshirë F.H, 27 vjeç dhe D.Z, 36 vjeç nga Tetova. /INA/