LAJMI I FUNDIT:

Rozmarina parandalon kancerin

Rozmarina parandalon kancerin

Shkencëtarët kanë zbuluar se duke i shtuar rozmarinë mishit të përgatitur zvogëlohen veçoritë të cilat nxisin kancerin.

Rozmarina zakonisht i shtohet mishit për aromën e saj, ndërsa tani ekziston një arsye tjetër shumë më e rëndësishme, parandalimi i kancerit.

Shkencëtarët duke ia shtuar këtë bimë hamburgerëve kanë vërejtur se janë zbërthyer përbërësit potencial të cilët mund të shkaktojnë kancer (aminet heterociklike), të cilët formohen gjatë përgatitjes së mishit.

Prania e amineve heterociklike është problem i veçantë në mishin e përgatitur në temperatura të larta për një kohë më të gjatë.


Sido që të jetë, hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Kansasit, kanë treguar se duke i shtuar rozmarinë copëzave të mishit, janë zvogëluar vlerat e amineve heterociklike nga 30% deri në 100%.

Kjo ndodh si pasojë e efektit të antioksidantëve të cilët janë të pranishëm në rozmarinë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

Shëndetësi
Kalo në kategori