Ylli i filmit “Death Becomes Her” është larguar nga kompania “Lancome” në vitin 1992, pasi i kishte mbushur 40 vjet, dhe ishte zëvendësuar me një modele më të re, përkundër faktit që për 12 vite rresht e kishte prezantuar kompaninë franceze.

“E kuptoj se reklamimi ka të bëjë me shitjen e ëndrrave, mirëpo nuk jam e sigurt nëse femrat ëndërrojnë të mbesin gjithmonë të reja. Unë ëndërroj të jem elegante dhe e sofistikuar. Pasi më larguan nga Lancome, ata e patën të vështirë të gjejnë një zëvendësuese, pasi që femrave u pëlqente që një 40-vjeçare po e reklamonte një krem kundër-rrudhave, sepse nëse këtë e bën një femër njëzetvjeçare mendoj se nuk është në rregull”, ka thënë Rosselini.