Rooney: I kemi dhënë mësim Cityt

Djajtë e Kuq ishin në disavantazh 2-0, por arritën ta përmbysin rezultatin dhe të fitojnë superkupën e Anglisë me rezultat 3-2. Dhe Rooney ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të shprehur ngazëllimin e tij.
“Kam diçka për të thënë. Mendoj se sot ishte një leksion futbolli. Një fitore e madhe për kampionët”, ka shkruar sulmuesi anglez. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/08/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































