Cristiano Ronaldo është i përkushtuar të ndihmojë edhe futbollin e femrave, ndërsa ai kërkon të promovojë edhe më tej lojën në Arabinë Saudite.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu bashkua Al-Nassrit në janar në një lëvizje që befasoi shumë njerëz. Futbolli evropian mbetet kulmi në nivel klubesh, por portugezi, i cili u largua nga Manchester United në rrethana të vështira, zgjodhi të transferohej në Lindjen e Mesme.
Një nga motivet e tij ishte dëshira për të promovuar lojën – duke pretenduar se kishte arritur gjithçka në Evropë gjatë periudhave të tij në Mançester, Madrid dhe Torino.
Al-Nassr është jashtëzakonisht konkurrues brenda vendit, aktualisht në krye të tabelës, ndërsa tre ekipe luftojnë për titullin. Skuadra e tyre e femrave është po aq e suksesshme dhe së fundmi ka fituar një trofe në ligë me Ronaldon duke i uruar ato në Instagramin e tij.
Ai postoi një imazh të tyre duke festuar krahas mbishkrimit: “Urime për ekipin e grave @alnassr_fc për triumfin e tyre të parë në ligë. Një arritje kaq fantastike”.
Ronaldo, me t’u bashkuar me Al-Nassr, deklaroi se donte të promovonte futbolli në Arabinë Saudite – i cili varionte nga loja aktuale e meshkujve deri te yjet e rinj dhe ekipet e femrave.
“Është një sfidë e re dhe jam shumë i lumtur që Al Nassr më ka dhënë këtë mundësi për t’u zhvilluar, jo vetëm në futboll, por edhe për brezat e rinj, dhe për gratë gjithashtu. Shumë njerëz ndoshta nuk e dinë, por Al Nassr ka edhe një ekip futbolli për femra. Futbolli i femrave është shumë konkurrues këtu”, kishte deklaruar portugezi. /Telegrafi/