Ronaldo: La Decima është presion

Ronaldo ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s pasi që e fitoi Topin e Artë dhe ai ka pranuar se e ka të vështirë që të koncentrohet vetëm në Ligën e Kampionëve.
“Kjo gjeneron pak presion, po, mirëpo krijon edhe kënaqësi të madhe. Real Madridi është në kërkim të Ligës së Kampionëve çdo vit, pasi është garë ekstrem e rëndësishme dhe të gjitha ekipet e përfshira duan ta fitojnë”.
“Të shohim nëse do të kemi fat këtë vit dhe nëse mund ta fitojmë La Deciman, që është gjithë ajo që ne duam”, ka potencuar Ronaldo. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































