Site icon Telegrafi

Roma vuan, por merr tri pikë si mysafir i Sheriff Tiraspolit

Roma ka arritur të shënojë fitore ndaj Sherrif Tiraspolit si mysafir me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Pas dy rasteve nga secila skuadër, goli erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Leandro Paredes shënoi goli me një goditje të saktë për 1-0.

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1704913793577345420

Në pjesën e dytë vendasit arritën të barazonin me Cristian Tovar në minutën e 57-të për 1-1.

Por Roma arriti të shënojë golin e epërsisë sërish në minutën e 65-të, kur Romelu Lukaku gjeti rrjetën për 2-1.

https://twitter.com/vartatico/status/1704922240825868400

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma mori fitoren e parë në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version