Roma janë duke marrë parasysh një transferim të mundshëm të objektivit të Napolit, mesfushorit të Portos, Hector Herrera.
Sipas gazetës portugeze A Bola, pretendon ylli i Portos, Herrera ka rënë në syrin e më shumë se një klubi të Serie A.
Reprezentuesi meksikan ka qenë subjekt i negociatave për disa javë dhe trajneri i Napolit, Maurizio Sarri tha se ai preferon atë një mijë herë para për Axel Witsel.
Megjithatë, skuadra napolitane deri më tani nuk arritën të bien dakord me kushtet e Portos, të cilët duan 30 milionë euro dhe asnjë qindarkë më pak për Herreran.
Sipas asaj që raporton A Bola, Roma tani ka kërkuar informacione mbi lojtarin meksikan dhe janë duke u përgatitur për një propozimin të tyre.
Pas shitjes së Miralem Pjanic te Juventusi, Roma ka nevojë për një tjetër mesfushor kreativ dhe për atë janë vënë pas Herreras. /Telegrafi/