Me rezultat 3-0, Roma e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës kundër Shakhtar Donestkut, në sfidën që u zhvillua në Stadio Olimpico.
Lorenzo Pellegrini e zhbllokoi rezultatin për Giallorossët pas asistimit nga Pedro (23’) dhe me epërsi minimale përfundoi pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë në skenë doli Stephan El Shaarawy për ta dyfishuar rezultatin (73’). Asistues ishte Borja Mayoral.
Golin e tretë dhe rezultatin përfundimtar e vendosi Gianluca Mancini (77’), falë asistimit nga Bryan Cristante.
Fitorja prej 3-0 e bën Romën favorit të madh për të vazhduar në çerekfinale, pasi Shakhtar Donetsku do ta ketë të vështirë t’i ndryshojë gjërat në ndeshjen kthyese. /Telegrafi/