Skuadra italiane Roma ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit brazilian Juan Jesus.
25-vjeçari ka shkuar në Romë si huazim një vjeçar dhe klubi nga kryeqyteti italian ka të drejtën e blerjes për tetë milionë euro, pasi dy të tjera ka paguar për huazimin e tij.
Pasi ka zhvilluar seancën stërvitore me Romën, Jesus ka folur për faqen zyrtare të klubit.
“Për mua është shumë e rëndësishme që kam ardhur në një klub të madh siç është Roma”.
“Jam krenar që jam pjesë e Romës dhe i lumtur me aventurën time të re në kryeqytet”.
“I premtoj tifozëve se do të jap më të mirën time për këtë fanellë”, deklaroi Juan Jesus që në Romë do ta bartë numrin pesë në fanellë. /Telegrafi/