Roma kërkon edhe një futbollist boshnjak
Edin Dzeko dhe Miralem Pjanic janë dy yjet boshnjak të Romës, mirëpo ‘Giallorosët', janë duke kërkuar edhe një boshnjak tjetër.
Fjala është për mbrojtësin e majtë Sead Kolasinic i cili aktualisht është pjesë e skuadrës gjermane Schalke 04.
22-vjeçari ka kaluar nëpër një formë të mirë këtë edicion me Schalken dhe është bërë objektiv i Romës për muajin janar.
Sipas medieve gjermane dhe atyre italiane, Roma pritet t’i paguajë 10 milionë euro për mbrojtësin boshnjak. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































