Roma ka nevojë edhe për disa përforcime

Giallorossët luajtën 1-1 ndaj Hellas Veronas që, sipas trajnerit, ishte përgatitur mjaft mirë për lojë.
“Ne kemi luajtur një ndeshje mjaftë serioze, pasi Verona ishte e organizuar mirë”.
“Pas golit të Florenzit, provuam ta rikthejmë rezultatin në favorin tonë, por ishte shumë e vështirë, pasi ata ishin të përgatitur mjaft mirë fizikisht”.
“Ne duhet të punojmë ende në disa gjëra. Por, mund të them se jemi duke pritur edhe disa përforcime, pasi momentalisht jemi duke i shqyrtuar disa alternativa”.
“Gjithsesi, kjo është ndeshja e parë dhe ende ka shumë deri në fund”, ka thënë Garcia për Mediaset pas ndeshjes. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































