Hector Herrera pritet të jetë transferimi i parë i Romës në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori meksikan nuk ka pasur hapësira këtë edicion te Atletico Madrid dhe largimi duket i pashmangshëm.
31-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës, por nuk do të mbetet deri në verë te Atletico Madrid.
E përditshmja madrilene AS ka raportuar se përfaqësuesit e mesfushorit meksikan kanë pasur bisedat e para me drejtorin sportiv të Romës, Thiago Pinton.
Herrera pëlqehet shumë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho i cili e dëshiron transferimin e tij në Olimpico.
Për ta kompletuar transferimin e Herreras Roma është gati t’i bëj Atleticos një ofertë prej tre milionë eurove në janar. /Telegrafi/