Roma ka fituar xhiron e fundit për sezonin 2018/2019 në Serie A, duke e mposhtur Parmën me rezultat 2-1.
Golin e parë për romakët e shënoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 35-të, për t’i siguruar skuadrës së tij një pushim të qetë pas pjesës së parë.
Pjesa e dytë filloi më keq për Giallorossët, pasi ish-lojtari i tyre, Gervinho, i ndëshkoi në minutën e 86-të.
https://www.youtube.com/watch?v=3_UleClVULs
Por, Roma u tregua shumë e vëmendshme, duke e rikthyer epërsinë me anë të Diego Perottit (89’), por duke mos arritur që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Roma në sezonin e ri së bashku me Milanin do të luajnë në Ligën e Evropës, pasi ka përfunduar në vendin e gjashtë me 66 pikë, ndërsa Atalanta dhe Interi nuk dështuan, duke e siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve me nga 69 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C7qkjtNbnRM
https://www.youtube.com/watch?v=MmRpRAmnS_4