Roma është nikoqir i Sampdorias për duelin që luhet në kuadër të javës së 28-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin Olimpico.
Për këtë ndeshje, Giallorossët janë pa Marash Kumbullën, Roger Ibanez dhe Bryan Cristanten që kanë karton të kuq, ndërsa Ricky Karsdorp dhe Darboe të lënduar, derisa Gianluca Mancini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Në anën tjetër, Sampdoria do të jetë pa Andrea Cvontin, Pussetton dhe Nuytinck, që janë po ashtu të lënduar.
Formacionet startuese
Roma: Rui Patricio; Zalewski, Smalling, Llorente, Spinazzola; Matic, Wijnaldum; Dybala, Pellegrini, El Shaarawy; Abraham
Sampdoria: Ravaglia; Zanoli, Murillo, Amione; Leris, Winks, Rincon, Augello; Djuricic, Cuisance; Gabbiadini. /Telegrafi/