Roma ka marrë një barazim në ndeshjen e dytë ndaj Gentit 1-1, por kaq i ka mjaftuar për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Evropës.
Giallorosët rrezikuan me të filluar takimi, kur Aleksander Kolarov qëlloi shtyllën në minutën e parë.
Por të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që shënuan pas 25 minutave lojë.
Ishte sulmuesi kanadez Jonathan David që shënoi pas asistimit nga Bezus për 1-0.
Epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi mysafirët barazuan në 1-1 me anë të Justin Kluivert.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë i takoi vendasve të cilët sulmonin vazhdimisht portën e Lopez.
Ofoje dhe Kums patën raste të mira shënimi, por që në vend ishte portieri spanjoll i Romës.
Kësisoj Roma me rezultat të përgjithshëm 2-1 pas 180 minutave kalon në raundin tjetër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mqbgQX_yJ4I