Roma ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Ekipi i Jose Mourinhos është kthyer të fitorja pas humbjes nga Napoli dhe me këtë fitore ka përforcuan vendin në top katërshe.
Golat në këtë fitore të Giallorossëve u shënuan nga Roger Ibanez (2’) dhe Tammy Abraham (6’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Paulo Dybala, i cili pas dy asistimeve u notua me 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin mysafir, Filippo Bandinelli që u vlerësua me notë 6.0.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/