Nëse preferoni mishin në dietën tuaj dhe mendoni se gatimet vegjetariane janë monotone dhe nuk mjaftojnë për t’ju ngopur vërtet, ne do të përpiqemi t’ju bindim me një recetë me lakër kale
▪ 1 kokë lakre kale
▪ 1 kokërr qepe të vogël
▪ 400 g patate të ëmbël
▪ 600 g kungull
▪ 2 degë të vogla trumze
▪ kripë
▪ 2 lugë vaj ulliri
▪ 50 ml verë të bardhë
▪ 300 g tofu të tymosur
▪ rreth 50 g thërrmijë buke
▪ 2 lugë gjalpë
▪ 5 karota
▪ 1 spec i kuq
▪ 400 g salcë domatesh
▪ 100g bazë perimesh
Përgatitja:
1. Përgatiteni lakrën kale, ndani 8 fletë të jashtme, ndërkaq pjesën e trashë të brendshme të fletëve tëhollojeni. Qërojeni dhe grijeni qepën. Gërryeni pataten e ëmbël dhe kungullin, hiqjani lëvoren dhe që të dyja prisni në katrorë. Lajeni trumzën, thajeni dhe këpusni fletët.
2. Fusni fletët e lakrës në ujë të njelmët 2 minuta, pastaj thajini. Skuqeni qepën në vaj. Shtoni trumzë, patate të ëmbël dhe kungull dhe fërgojini. Hidhni verën dhe skuqni rreth 8 minuta. Priteni djathin tofu në kube, përzini dhe hidhni mëlmesa. Ngroheni furrën në 200 gradë.
3. Shtoni aq thërrmija derisa të bëhet tretja e cila mund të formësohet. Këto i mbështillni me fletë të lakrës dhe i lidhni me penj kuzhine. Fërgoni në enë rezistuese ndaj zjarrit në gjalpë. Përgatitni perimet, prisni karotën në rrathë, ndërkaq specin në kube shtojani. Hidhni domaten dhe bazën dhe piqni rreth 30 minuta në furrë.
Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.