LAJMI I FUNDIT:

Rohan: Bisedimet, Prishtinë – Beograd, nuk do të sjellin asgjë të re

Rohan: Bisedimet, Prishtinë  – Beograd, nuk do të sjellin asgjë të re

Albert Rohan, zëvendësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtissari, thotë se bisedimet e reja, aktualisht në zhvillim e sipër, mes Prishtinës e Beogradit, për statusin e Kosovës, nuk mund të sjellin ndonjë rezultat konkret pasi që qëndrimet e të dyja palëve janë shumë këmbëngulëse dhe kundërthënëse.

Në një intervistë për “Deutschland Radio Kultur”, Rohan ka thënë se këto bisedime mund të jenë të dobishme vetëm për krijimin e unitetit brenda vendeve të BE-së që në fund të procesit të dilet me një qëndrim unik sepse ka pak vende të cilat ende kundërshtojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

"Negociatat për statusin e Kosovës nuk mund sjellin asgjë, sepse Serbia ka thënë qartë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina qartë ka theksuar se e pranon vetëm pavarësinë. Do të ishte naive të pritet që mund të ndodhë ndryshimi", ka thënë Rohan.

Rohan ka deklaruar se, në rast të pavarësisë së njëanshme të Kosovës, "rreziku nga një konflikt i madh është i vogël, por duhet llogaritur në disa aksione të vogla në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë".


Diplomati austriak thotë se para bashkësisë ndërkombëtare janë dy mundësi "ose konfliktin ta lërë të pazgjidhur ose ta mbyllë me zgjidhjen e cila do t’u imponohet të dyja palëve dhe me të cilën, eventualisht, njëra palë nuk do të jetë e kënaqur".

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori