LAJMI I FUNDIT:

Rodgers: Suarez vlen 100 mil. funte

Rodgers: Suarez vlen 100 mil. funte

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, beson se Luis Suarez vlen hiç më pak se 100 milionë funte.

Uruguaiani ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar 28 gola këtë sezon në Ligën Premier (pa penalti) dhe sipas teknikut të Liverpoolit Suarez ka një vlerë shumë të madhe të krahasueshme me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

"Ai është natyrisht duke shkuar drejt një niveli ku do të kushtojë mbi 100 milionë funte".

"Nëse shikoni tek top lojtarët në botë, Ronaldon dhe Messin, çfarë kanë bërë ata në vitet e fundit, ai po shkon drejt nivelit të tyre".


"Luis natyrisht se është në rrugë për ta bërë këtë. Qëndrueshmëria e tij ka qenë fenomenale dhe tani shihni një lojtar më të pjekur. Ai është talent i klasit botëror. Gjërat zhvillohen dhe kohërat po ndryshojnë. Koha do ta tregojë edhe vet", u shpreh Rodgers. /Telegrafi/