LAJMI I FUNDIT:

Robotët në deve hit në Egjipt

Robotët në deve hit në Egjipt

Në festivalin Sharqey në Egjipt në garën e deveve në vrapim morën pjesë robotët e dirigjuar nga njeriu.

Ideja për zhvillimin e robotëve – që drejtojnë devetë erdhi si pasojë e presioneve ndërkombëtare për shfrytëzimin e fëmijëve në këto gara të popullarizuara.

Zhvillimi i këtyre robotëve nisi në vitin 2001 kur autoritetet e Katarit, me K-Team nga Zvicra, vendosën të krijojnë alternativën për drejtuesit e deveve.

Roboti i parë debutoi më 2004, ndërsa deri më sot këta robotë janë shpërndarë nëpër tërë botën arabe.


Deri më tash në festivalin Sharquey në paralarjen Belbeis, fëmijët kanë garuar hipur në shpinën e deveve. Kush ka fituar, rinia ose robotët, nuk e dimë, por e dimë se ky sport ka një ardhmëri të mirë. /Telegrafi/