LAJMI I FUNDIT:

Robinhos i pëlqen Barcelona

Robinhos i pëlqen Barcelona

Agjenti i anësorit brazilian, Robinho, ka thënë se klientit të tij i pëlqen Barcelona, ndërsa ka refuzuar të mohojë transferimin te gjiganti kataluanas, duke pranuar se City po kërkon klub të ri për Robinhon.

“Çdo lojtar do të dëshironte të luante për një klub si Barcelona. Marrëdhëniet e Robinhos me zyrtarët e Manchester Cityt janë shumë të mira, por është e vërtetë që ka disa probleme me trajnerin Roberto Mancini. Ne e dimë se City ka filluar të kërkojë klub të ri për Robinhon”, deklaroi Evandro de Souza për Sport.

Robinho këtë sezon ka luajtur si huazim te klubi brazilian Santos, pas problemeve të shumta me trajnerin e ri Robero Mancini. /Telegrafi/