Telegrafi

Roberto Martinez po e paralajmëron Ronaldon se mund të mbetet në bankën rezervë

Përfaqësuesja e Portugalisë synon të rikthehet te triumfi në Euro 2024, pasi një gjë të tillë e kishte bërë në vitin 2016.

Portugezët ndodhen në Grupin F së bashku me Turqinë, Republikën Çeke dhe Gjeorgjinë.

Trajneri i Portugalisë Roberto Martínez u pyet nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i përgatitur për të “sulmuar dhe mbrojtur” për 90 minuta, duke qenë se kjo është një nga mënyrat që trajneri pëlqen të luajë.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo ribashkohet me Luka Modric, para ndeshjes Portugali - Kroaci

“Është e rëndësishme për ne që të jemi në gjendje të sulmojmë dhe të mbrohemi me njëmbëdhjetë lojtarë. Cristiano ka përvojë të madhe, nuk ka asnjë me 5 Evropianë të luajtur”.

“Ai është një lojtar që di shumë mirë të përdorë hapësirën në zonë. Fokusi i Cristianos, reagimi ndaj humbjes dhe pozicionet mbrojtëse ishin perfekte në ndeshjet e fundit që luajtëm, ndaj nuk kam asnjë dyshim apo shqetësim”, tha trajneri i kombëtares së Portugalisë.

Pavarësisht sqarimeve, Martínez donte të bënte të qartë se ai nuk mund të garantojë që Cristiano Ronaldo është i përgatitur për të sulmuar dhe mbrojtur gjatë gjithë ndeshjes.

Lexo po ashtu Tre lojtarët më të vjetër që do të luajnë në Euro 2024 - kanë një të përbashkët

“Ajo që ndodh në këto turne është se ne duhet të bëjmë vlerësime çdo ditë. Cristiano kishte 51 ndeshje, nuk e kishte problem t’i luante të gjitha, por të dhënat në nivel klubesh nuk janë të njëjta në nivel kombëtar”.

“Ai tregoi se mund të luajë çdo katër ditë, por ne e vlerësojmë këtë në kohë reale gjatë turneut”, deklaroi Martinez. /Telegrafi/