Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka folur pas zërave të fundit për një lidhje të tij me stolin e Barcelonës.
Ronald Koeman po thuhet se është afër shkarkimit nga detyra e tij si trajneri i klubit nga Camp Nou, pasi rezultateve të dobëta në këtë fillim të sezonit.
Mediat tashmë kanë dhënë disa emra në lidhje me pasuesin e mundshëm të trajnerit holandez.
Njëri nga të përfolurit për t’u bërë trajner i ri i ekipit është edhe trajneri i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez.
Megjithatë, Martinez ka thënë se ai ende nuk është kontaktuar nga Barcelona për punën e menaxherit.
Por, ish-trajneri i Evertonit nuk e ka përjashtuar mundësinë e marrjes së detyrës nëse i ofrohet.
“Nuk ka absolutisht asgjë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Barcelonën”.
“Unë dua të përmbush kontratën time, por shumë gjëra mund të dalin gjatë rrugës”, ka thënë Martinez për HLN.
Përveç Martinezit si pasues të Koemanit janë përfolur edhe Jurgen Klopp, Xavi, Andrea Pirlo dhe Erik ten Hag. /Telegrafi/