Forumi LGBT ‘Progres’, me bazë në Mal të Zi, ka publikuar një shkrim në faqen zyrtare të tyre në Facebook, lidhur me një të ri malazez, i cili citohet të ketë rrëfyer lidhur me përdhunimin që ai thotë që i është bërë për pesë muaj, në një banesë në Gjakovë.
Sipas të riut malazez, rasti ka nisur shtatorin e vitit 2017, kur ishte vënë në kontakt për herë të parë me E.G. nga Kosova, përmes rrjetit social Facebook.
“Pas komunikimit fillestar, i riu pranon të takohet me E.G. në Podgoricë. Pas njoftimit dhe kalimit të një kohe së bashku, E.G. i propozon të riut të shkojë me të në një udhëtim njëditor në Pejë, në mënyrë që të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku dhe të njihen më mirë. Pas nisjes në këtë rrugë, gjërat marrin një kahe pothuajse të pabesueshme”, thotë komunikata që forumi i LGBT-së në Mal të Zi, ka publikuar në sajtin e tyre, përcjell Telegrafi.
Më pas, siç pretendon i riu malazez në deklaratën e tij dhënë forumit “Progres”, gjatë rrugës për në Pejë, E.G. e ka sulmuar fizikisht atë, duke e detyruar të konsumojë disa tableta me përbërje të panjohur.
Ndërsa, gjithnjë sipas deklaratës së 20 vjeçarit malazez, janarin e vitit 2018, pas raportimit të fqinjit në banesën ku ai ishte ngujuar, Policia e Kosovës paraqitet në banesë dhe e dërgon djalin në stacionin policor për të marrë në pyetje.
“Por, situata merr një kahe tjetër, pasi që, siç pretendon i riu malazez, shërbyesit policorë, pasi marrin deklaratën e tij dhe e kuptojnë se i përket komunitetit LGBTI, e sulmojnë fizikisht atë. Katër policë pastaj e rrahin atë dhe e përqeshin, dhe refuzojnë t’i marrin deklaratën dhe të marrin parasysh rastin. Me këtë rast, ai u godit me grushte të mbyllura e të hapura në kokë, në stomak dhe në gjoks”, thuhet në Forumi LGBT ‘Progres’
Mëtej aty thuhet se i riu, me të dalë nga stacioni policor, ka lënë Kosovën dhe është kthyer në Mal të Zi ku ka kërkuar ndihmën e këtij Forumi.
Lidhur me këtë, Policia e Malit të Zi janë duke e shqyrtuar një rast të përdhunimit dhe keqpërdorimit seksual të një djaloshi, pjesë e komunitetit LGBTI, në Kosovës, ndërsa janë në komunikim me Interpolin për të zgjidhur këtë rast dhe të gjejnë e të sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre./Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

RrGK: Dhunohet për të katërtën herë vajza e mitur në Prishtinë

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Çka janë tantrumat – psikologia tregon si t’i qetësojmë fëmijët kur qajnë shumë dhe kanë shpërthime emocionale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet