Site icon Telegrafi

Rita Ora tregon fizikun e tonifikuar ndërsa publikon video nga palestra

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka dëshmuar tashmë se është shumë e përkushtuar ndaj palestrës.

Krijuesja e hitit “Anywhere” vazhdon t’ua bëjë me dije fansave thuajse çdo ditë se sa të rëndësishme janë ushtrimet dhe sa shumë duhet përkujdesje për fizikun.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi 16 milionë njerëz vetëm në Instagram, ka hedhur sërish disa imazhe e video duke u stërvitur.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo e ka marrë prej kohësh me shumë seriozitet dhe se tashmë shquhet për format atraktive trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

“Mos i anashkaloni asnjëherë ushtrimet për këmbë, thanë ata”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë postimit.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja me origjinë shqiptare po shijon suksesin e këngës së re “Praising You”.

E njëjta ka realizuar edhe një klip të dytë, në të cilin ka mahnitur me paraqitjen ekstravagante.

Foto: Screenshot/Instagram

Rita është në përgatitje edhe në albumit të saj të ri “You&I” që pritet të lansohet gjegjësisht më 14 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version