Rita Ora ka shfaqur barkun e tonifikuar me një triko të shkurtër gjatë një ecjeje të shtunën në mëngjes.
Ylli i muzikës pop, 32-vjeçe, bëri një postim në Instagram duke ndarë me ndjekësit fotografi të mahnitshme.
Përveç një prej imazheve në natyrë, biondja publikoi disa të tjera me një veshje të çuditshme tërësisht të zezë.
Rita mori vëmendje me dukjen plot stil, një jelek të zi me kopsa dhe një fund deri te gjunjët.
Këtë paraqitje e kombinoi me një palë sandale lëkure po ashtu deri te gjunjët.
Kjo vjen pasi bukuroshja shqiptare zbuloi se e do shumë Australinë dhe se për këtë vendosi që edhe albumin e radhës ta realizojë këtu.
Superylli është bërë një element kryesor në Sydney që kur iu bashkua “The Voice Australia” në 2021.
Duke folur për The Daily Telegraph, Ora tha se është ndjerë gjithmonë e mirëpritur nga australianët.
“Jam vërtet e lumtur të festoj për albumin tim në Australi, ku ndihem e mirëpritur dhe e dashur”, tha ajo.
“Shpresoj që të gjithë ta shijojnë albumin dhe të ndihen të lidhur me të e të frymëzojë dikë që ka nevojë për të”.
Albumi i radhës i Ritës “You&I” pritet të lansohet më 14 korrik. /Telegrafi/