Rita Ora, lavdërohet për veshjen në MTV VMA

Këngëtarja me prejardhje shqiptare tërhoqi vëmendjen e publikut kur arriti në qilimin e kuq e veshur me një fustan të bardhë të dizajnuar nga Alexandre Vauthier.
“Fustani është aq i madh sa ka nevojë për një asistent!”, shkruante mes tjerash Daily Mail.
Veç fustanit, që tërhoqi vëmendjen veçanërisht për shkak të një bishti me pupla të gjatë gjashtë metra, ishte edhe buzëqeshja e Ritës ajo që e bënte më të veçantë qëndrimin e saj.
Dhe komentet për zgjedhjet e veshjes së Ritës nuk mbaruan vetëm para spektaklit, në qilimin e kuq, por vazhduan edhe më pas. Më vonë Rita zgjodhi një fustan të kuq lëmuar për ndejën “after-party”, një zgjidhje që po ashtu u lavdërua nga mediat.
“Rita, e cila mundohet të bëjë emër në SHBA, dukej se ishte e etur të joshë sa më shumë vëmendje që mundet, pasi u largua nga ceremonia”, shkruan më tej gazeta britanike. /Telegrafi/















































