Rishikohet mbipopullimi i administratës

Vitin e ardhshëm, sipas tij, do të ketë një pasqyrë më të qartë për stafin dhe për të bërë një klasifikim më të mirë të vendeve të punës.
Kritikave për mbipopullimin e administratës publike, që kishin ardhur nga raportet e huaja për Kosovën, por edhe nga vetë anëtarët e kabinetit qeveritar, ministri Yagcilar u është përgjigjur me premtimin se do ta rishikojnë këtë problem në vitin e ardhshëm, pas riorganizimit, njofton KTV.
Ministria ka shpenzuar gjatë këtij viti 82 për qind të buxhetit të saj në dispozicion, ndërsa në plan për vitin e ardhshëm është edhe ndërtimi i hapësirave për shumë institucione të varura nga buxheti i Kosovës. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2012
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































