Riquelme i hapur të rikthehet në kombëtare

33-vjeçari nuk ka luajtur për Albicelestët në dy vitet e fundit pasi u tërhoq nga ekipi nën regjimin e Diego Maradonës për shkak të dallimeve personale me trajnerin.
“Nëse ata kanë nevojë për mua për kualifikimet, do të rikthehem. Nëse jo, përfaqësuesja ka disa lojtarë të mahnitshëm”, ka thënë veterani i cili ka 51 paraqitje për Argjentinën.
Ai po ashtu ka thënë se ‘nuk është gjë e mirë të ndërrohen trajnerët çdo tetë, nëntë muaj’. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































