Sipas organit të akuzës ditët e fundit janë marrë në pyetje halla dhe kushërirat e të zhdukurës, të cilat ishin të fundit që kanë folur dhe e kanë parë 6-vjeçaren.
“Kemi disa informacione të reja të cilat duhet t’i verifikojmë, ndaj dhe pamë të arsyeshme ripyetjen e vajzave, të cilat kanë pasur kontaktin e fundit me Bleonën”, - tha një burim i prokurorisë.

Prokuroria ka qenë tejet e rezervuar me pistat e reja ku është fokusuar për të hedhur dritë mbi zhdukjen e 7-vjeçares Mata, por ripyetja e hallës dhe kushërirave të saj duket se ka nxjerrë në dritë të dhëna që mund të ndihmojnë për të rënë në gjurmët e vajzës, raportoi Balkan Web./Telegrafi/