Një lajm i tillë ka kaluar në heshtjen brenda radhëve të Partisë Demokratike ndërsa reagime të ashpra kanë ardhur nga figura të Partisë Socialiste (PS).

“Kush është ky Eduard Selami? Po më shkruajnë në inbox se qenka kandidati i parë i Sali Berishës në Berat, ndaj pyes. Kam 18 vjet që kërkoj për këtë emër dhe nuk gjej gjë!!”, shprehet Braçe.


Deputeti i PS-së përgjigjet duke thënë: “Mos më thoni që është ai që e rrahu Berisha në 94-tën!! Mos më thoni as që pasi e rrahu e përzuri dhe nga Shqipëria!! Mos më thoni që pasi e përzuri nga Shqipëria, ky nga frika nuk shkeli për 10 vite të tëra në këtë vend!! Mos më thoni që pas 10 vitesh erdhi tre here, shau Berishën dhe ikte prapë!!”, shton Bracce.

Për rikthimin në PD është, Selami është sulmuar edhe nga deputeti tjetër i PS-së Auron Tare. “Të shesësh makina të përdorura në SHBA është punë e nderuar, të bëhesh tellalli i Berishës kur të ka rrahur, përzënë nga Shqipëria e përbuzur gjithë këto vite është të jesh një njeri pa asnjë fije personaliteti, shkurt legen”, shprehet Tare. /Telegrafi/