Site icon Telegrafi

Rikthehet në rrjetet sociale përfundimi alternativ i filmit “Titanic”

(Foto: Screenshot/Paramount Pictures/20th Century Fox)

Në rrjetet sociale këto ditë është duke qarkulluar një video që shfaq një përfundim ndryshe të filmit të shumëpopullarizuar, “Titanic”.

Në bazë të reagimit të përdoruesve të Twitterit, shumëkush nuk e ka dikur për ekzistimin e këtij versioni, edhe pse është publikuar para disa vitesh.

Megjithëse është publikuar disa herë në platforma të ndryshme në internet, përfundimi alternativ është bërë sërish ‘viral’, ndërsa disa prej shikuesve mendojnë se filmbërësi James Cameron ka bërë mirë që ka vendosur për përfundimin origjinal të filmit.

https://twitter.com/patbrennan88/status/1361778751072137222

Në përfundimin origjinal, shfaqet gruaja e moshuar që del në kuvertë dhe e hedh gjerdanin në det. Në atë version, ajo është vetëm, ndërsa në versionin alternativ, është e rrethuar nga ekipi që ka kaluar disa vite duke e kërkuar qaforen.

Lexo po ashtu Shtatëmbëdhjetë gabimet në filma që ndoshta nuk i keni vërejtur asnjëherë

Ndryshe, përfundimi alternativ i “Titanic” për herë të parë ishte shfaqur në vitin 2005 në versionin DVD të filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version