Kroacia do të tentojë t’i hakmerret Spanjës për humbjen e turpshme të shkaktuar në shtator me rezultat 6-0.

Nënkampionët e botës që në dy ndeshje kanë marrë vetëm një pikë, kanë ende gjasa që ta mbyllin grupin në vendin e parë.

Spanja ka gjashtë pikë dhe në Zagreb e zhvillon ndeshjen e fundit.

GettyImages 1031699864 Pamje nga ndeshja e fundit mes palëve . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Në rast fitoreje të Kroacisë, ndeshje e fundit mes kroatëve dhe anglezëve do ta vendoste fatin e grupit.

Kroacia ende me mungesa të mëdha, pasi portieri Danjel Subasic mbetet i lënduar, ndërsa Mario Mandzukic i pensionuar nga kombëtarja.

Trajneri Zlatko Dalic pritet t’ia besojë sulmin treshes Perisic, Rebic e Kramaric.

GettyImages 1031588654 Luka Modric . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Pas tyre do të luajë kapiteni Luka Modric.

Spanja që me Luis Enriquen ka filluar një projekt të ri kërkon rikthimin te fitorja pas humbjes me Anglinë.

Enrique pritet t’ia besoj sulmin të rikthyerit Alvaro Morata.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45./Telegrafi/


Kroacia: Livakovic; Barisic, Vida, Lovren, Vrsaljko; Modric, Badelj, Kovacic; Perisic, Rebic, Kramaric.

Spanja: De Gea; Alba, Llorente, Ramos, Roberto; Isco, Busquets, Niguez; Asensio, Morata, Aspas.


telegrafi sport app