Sonte (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në edicionin 2024/25 të Ligës së Kampionëve. Si në xhirot e kaluara ashtu edhe tani, spektakli është i garantuar për tifozët e futbollit ku do të ketë disa ndeshje mjaft të forta. Përballja më interesante është ajo mes Atalantas dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ me fillim nga ora 21:00. 

Një tjetër sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes Bayer Leverkusenit dhe Interit, kryesisht për shkak të lojës që zhvillojnë të dy ekipet, pasi janë në një pozicion të favorshëm në tabelë. PSG-ja në anën tjetër që nuk di për fitore në Ligën e Kampionëve që katër ndeshje, do ta ketë duelin me Salzburgun në Austri që ka rëndësi jetike për ta. Nga klubet tjera të mëdha, Liverpooli do të jetë mysafir i Gironas në ‘Montilivi’, teksa Bayerni do të luajë si mysafir i Shakhtar Donetsk. Çiftet: 18:45 Girona - Liverpool  18:45 Dinamo Zagreb – Celtic  21:00 Atalanta - Real Madrid  21:00 Bayer Leverkusen - Inter  21:00 Brest - PSV  21:00 Club Brugge – Sporting Lisbon  21:00 Leipzig - Aston Villa  21:00 Salzburg - PSG  21:00 Shakhtar Donetsk – Bayern Munich  /Telegrafi/


telegrafi sport app