Studioja Universal e ka publikuar paraqitjen e parë të shkurtër të filmit “Dr. Dolittle”, në të cilin veterinarin që mund të flasë me kafshët e luan Robert Downey Jr.
Filmi është i bazuar në karakteri e doktor Dolittle nga romani “The Voyages of Doctor Dolittle” të shkrimtarit anglez, Hugh Lofting.
Regjisori Stephan Gaghan në mars të këtij viti njoftoi se është duke punuar në këtë film, i cili do të nisë shfaqjen në janar të vitit 2020.
Në bazë të paraqitjes së shkurtër, ekranizimi i ri i ngjarjes për doktor Dolittle do të dallojë shumë nga filmi i viteve të nëntëdhjeta, ku rolin kryesor e kishte luajtur Eddie Murphy.
Ky është roli i parë për Robert Downey Jr. që nga portretizimi i Tony Stark, gjegjësisht Iron Man në filmat e Marvel.
Ndërsa krahas tij, në këtë film do të luajnë edhe yjet, si Antonio Banderas, Michael Sheen, Harry Coletta e Jim Broadbent. Ndërsa zërat i huazojnë Rami Malek, John Cena, Octavia Spencer, Kumail Nanjiani, Emma Thompson, Marion Cotillard, Frances de la Tour, Carmen Ejogo, Ralph Fiennes, Selena Gomez, Tom Holland e Craig Robinson. /Telegrafi/