LAJMI I FUNDIT:

Riinvest dhe komuniteti i bizneseve nënshkruan Kodin e bizneseve kundër korrupsionit

Riinvest dhe komuniteti i bizneseve nënshkruan Kodin e bizneseve kundër korrupsionit

Instituti Riinvest dhe komuniteti i bizneseve sot nënshkruan Kodin e bizneseve kundër korrupsionit, i cili nxit motivimin e subjekteve ekonomike për t’i zbatuar standardet më të mira ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit.

Në emër të Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa tha se nënshkrimi i Kodit ka për qëllim luftimin e korrupsionit në Kosovë, teksa u bëri thirrje bizneseve që ta refuzojnë korrupsionin ose ryshfetin.

Ai tha se përmbajtja e këtij Kodi ka buruar nga bizneset, me qëllim të zvogëlimit të  korrupsionit.


“Lufta kundër korrupsionit nuk mund të jetë vetëm në bazë të vullnetit politik, por edhe shoqëria civile duhet të punojë në dy fronte, në forcimin e institucioneve dhe një rezistencë të shoqërisë civile për luftën kundër korrupsionit”, tha Mustafa.

Ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë Jens Erik Grøndahl, tha se nevojitet  përkushtim me standarde për të bërë biznes.

“Është thelbësore që sektori privat të përfshihet në luftën kundër korrupsionit, pasi ky sektor siguron rritje ekonomike”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se kjo ngjarje shënon edhe një hap të rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit, teksa Nora Hasani nga Oda Ekonomike Gjermane, tha se korrupsioni po i largon investitorët nga vendi dhe po e ndalon zhvillimin ekonomik të vendit.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane, tha se 85 për qind e bizneseve që janë përballë me korrupsion kanë raportuar, ndërsa 25 për qind nuk kanë raportuar pasi e kanë humbur besimin në institucionet përkatëse.

Edhe Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, deklaroi se korrupsioni është një ndër barrierat për zhvillim ekonomik.

“Te ne më shumë është folur për korrupsion sesa që është luftuar. Qeveria në ardhje duhet ta luftojë korrupsionin, për të pasur rritje të investimeve dhe krijim të vendeve të reja pune”, tha Panxha.

Ndërsa, Alban Hashani, drejtor ekzekutiv në Institutin Riinvest tha se Kodi mundëson krijimin e kushteve të barabarta për mjedisin biznesor, teksa shtoi se si institut mbeten të përkushtuar për adresimin e rekomandimeve që dalin prej këtij Kodi.

Ndryshe, Kodi ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset të implementojnë aktivitete të drejta, transparente dhe ligjore.

Përmbajtja e Kodit është përgatitur duke u konsultuar me shoqatat e bizneseve, të cilat veprojnë në Kosovë, si dhe duke u konsultuar me bizneset nga të gjitha rajonet e Kosovës.

Ndryshe, granti është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”

Ekonomi
Kalo në kategori